Këngëtari shqiptar tregon se ka vuajtur nga bullizmi

Këngëtari Dilan Reka ka qenë i ftuar këtë të shtunë në “Pop Culture”, ku ka zhvilluar një bisedë jo të zakonshme me gazetaren e emisionit. Ata kanë dalë të veshur me pizhama në lagjen e tyre, duke ju përshtaur kështu edhe shikuesëve që janë të izoluar në shtëpi.

Për herë të parë Dilan ka rrëfyer se ka vuajtur nga bullizmi në fëmijërinë e tij, gjë e cila ka zgjatur plot 9 vjet.

Ajo ka qenë një periudhë jo shumë e lehtë, sepse unë kam qenë fëmijë i shëndoshë. Jo i shëndetshëm por i shëndoshë dhe njerëzit e dinë këtë pjesë. Jam bullizuar, më shanin bol, lopë. Gjëra që vërtetë të lëndojnë, por unë kam qenë karakter i fortë. Madje unë me shaka them që kam qenë i shëndoshë gjithë jetën time sepse po nuk e more me shaka je i vdekur.”- tregon këngëtari.

Ai thotë se në fakt kjo i ka dhënë më shumë forcë për të ecur përpara, ndërkohë që në fund ka dhe një mesazh për të dhënë:

“Kjo ka ndodhur që na klasë të parë deri në klasë të nëntë. Kur më ofendonin apo bullizonin unë kam qenë fëmijë i qetë, shumë moskokçarës. Në fakt brenda isha shumë i ndjeshëm por nuk e shprehja. Përsa kohë që ti bullizohesh, ajo të jep më shumë forcë për të ecur përpara, e ktheva në forcë edhe pse nuk jam ndjerë mirë me veten time.
Madje edhe në kompeticione të ndryshme jam bullizuar për shkak të peshës. Por doja të jepja një mesazh: Askush nuk është më i rëndësishëm se jeta juaj kështu që mos u ndikoni nga askush. Shikoni jetën tuaj dhe vendosni qëllimet tuaja.

Burimi: News31.al