Mbrëmbjen e djeshme disa hajdutë kanë sulmuar shtëpinë e këngëtares së famshme amerikane, Mariah Carey.
Policia njofton se hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e Carey-t rreth orës 03:00 pas mesnatës, përmes një dritareje në katin e dytë. Por, ndryshe nga grabitësit e tjerë të VIP-ave, ata nuk kanë marrë aksesorë të shtrenjte të këngëtares, por çanta dhe syze, që arrijnë vlerën deri në 50,000 dollarë.
Në kohën e grabitjes nuk ka qenë askush në shtëpi, ndërsa Mariah Carey ishte në New York. Ndërkohë, të dyshuarit nuk janë indetifikuar ende.