Pasi autorët e lojës së rrëzikshme “Balena Blu” u arrestuan, menduam se fëmijët shpëtuan nga rreziku kibernetik, por një tjetër lojë po rrezikon jetën e tyre.

“48 hour Challenge” quhet loja më e fundit që po qarkullon në Facebook, e cila ka përhapur panik në Britaninë e madhe dhe Irlandën e veriut, ku fëmijë të moshës 14 vjeçare përfshihen në një sfidë ku zhduken për dy ditë nga shtëpitë.

Advertisement[the_ad id="69159"]

Loja bëhet më frikësuese kur fëmijëve iu kërkohet që të zhduken për sa munden nga prindërit dhe të dashurit e tyre. Një numër i madhe fëmijësh të zhdukur janë regjistruar dhe pas gjetjes, fëmijët nuk kanë shfaqur shenja pendese madje disa prej tyre kanë deklaruar se do ta përsërisnin përsëri, çka e ka bërë dhe alarmante situatën.

Specialistët shpjegojnë se kjo lojë është një vazhdim i lojës “72 hour Challenge” që përfshiu Evropën perëndimorë dhe solli një numër të madh fëmijësh që zhdukeshin.