Sulmet ndaj artistëve në skenë, Adele “sfidon” publikun e saj dhe “qëllon” drejt tyre!

LAS VEGAS, NEVADA - NOVEMBER 18: Adele performs onstage during the "Weekends with Adele" Residency Opening at The Colosseum at Caesars Palace on November 18, 2022 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for AD)

Adele është një prej artisteve që njihet për interaktivitetin e vazhdueshëm dhe “funny” me fansat e saj gjatë koncerteve, teksa këngëtarja birtanike vendosi të ndërpresë për disa sekonda shfaqjen e saj të fundit në Las Vegas, për të “goditur” trend-in më të fundit, ata të artistëve që janë goditur kohët e fundit me objekte (dhe jo vetëm) gjatë performancave të tyre.

Trendi aspak i bukur nisi muajin e kaluar kur Bebe Rexha u godit me celular në fytyrë, po ashtu edhe Ava Max ra “viktimë” e një gotje me shuplakë nga një fans, për të shkuar deri tek P!nk, së cilës një fans i hodhi hirin e nënës së saj në skenë.

Advertisement

Adele, e cila prej muajsh performon gjatë fundjavave në “Ceasar’s Palace Hotel & Casino”, me shaka ‘guxoi’ publikun t’i hidhte diçka, teksa këngëtarja 35-vjecare ju drejtua publikut të saj me fjalët: “A e keni vënë re se si njerëzit po harrojnë etikën e shfaqjeve? Duke hedhur gjëra në skenë, i keni parë? Unë ju sfidoj, ju sfidoj të më hedhni diçka, kam për t’ju vrarë”. Kur të shihni video-n, do kuptoni që nuk kemi përdorur gjuhën ‘e lirshme” me të cilën Adele flet në skenë.

@evioni_evioni She aint having it bb #adele #weekendswithadele #lasvegas #ceasarspalace #beberexha #fyp @Adele Access ♬ original sound – Evan Masella

Ndërkohë Adele u pa duke marrë në shënjestër me “armën” që qëllon bluzat dhe e shkrepi drejt turmës, përpara se t’u thoshte njerëzve që ‘mos i hidhnin gjëra artistes’, teksa më pas filloi të qeshte se ajo vetë ishte e lejuar që ‘të gjuante gjëra drejt audiencës’.