Home News Sulm në një shkollë të Floridës,17 viktima! Zbulohet autori

Sulm në një shkollë të Floridës,17 viktima! Zbulohet autori

0
Sulm në një shkollë të Floridës,17 viktima! Zbulohet autori

Autori i sulmit makabër në Majemi ku mbetën të vrarë 17 studentë, është 19-vjeçari Nicolas Cruz edhe ai një ish-student.

I riu është përjashtuar një vit më parë për arsye disiplinore. Ai hyri në ambjentet e shkollës me një pushkë AR-15 dhe nisi të qëllonte në drejtim të studentëve duke thirrur kundër shkollës. I riu ishte pajisur me granata tymuese dhe me maskë kundër gazit.

Të paktën 17 persona mbetën të vrarë ndërsa 50 të tjerë të plagosur. Mësohet se Cruz ka aktivizuar alarmin e zjarrit në mënyrë që studentët të dilnin nga klasat e tyre e më pas hapi zjarr. Ai iu shmang policisë duke u shtirur si një prej studentëve të tmerruar që vraponin për të shpëtuar kokën dhe u arrestua një orë pas nisjes së masakrës.

Pas arrestimit 19-vjeçari është dërguar në spital dhe tashmë është nën kontrollin e policisë.