Këngëtarja shqiptare ka marrë një tjetër çmim, por këtë herë në Kanada. Bëhet fjalë për çmimin “Bashkëpunimi më i mirë”, të cilin 28-vjeçarja e ka marrë në eventin “I heart Radio Much Music Video Awards”, për hitin “Meant to Be” në bashkëpunim me Florida Georgia Line. Entuziaste dhe energjike në skenë, Bebe Rexha ka falënderuar të gjithë fansat për përkrahjen që i kanë dhënë, duke theksuar se çmimin do ta vendosë në shtëpinë që sapo ka blerë.

Këngëtarja ka performuar gjatë eventit dy këngët e saj “I’m a Mess” dhe “Meant to Be”.

Advertisement