Janë publikuar pamjet e shkurtra të dramës së ardhshme, “Ben Is Back”, në të cilën Julia Roberts luan rolin kryesor. Ngjarja përcjell protagonistin sharmant, por jo të qetë, Ben Burns (Lucas Hedges), i cili kthehet te familja e tij gjatë festave të fundvitit.

Nëna e tij e kujdesshme, Holly Burns (Julia Roberts), e përshëndet kthimin e djalit, mirëpo shumë shpejt e kupton se ai vazhdon të jetë i dëmshëm.

Advertisement

Brenda 24 orëve të ardhshme, Holly duhet të bëjë gjithçka që mundet, në mënyrë që të shmangë shkatërrimin e familjes së saj.

Regjinë e “Ben Is Back” e ka bërë Peter Hedges, i cili e ka shkruar po ashtu edhe skenarin. Krahas Roberts dhe Hedges, në film luajnë edhe Kathryn Newton, Courtney B. Vance, Tim Guinee, Faith Logan, Candace Smith e shumë të tjerë.

Kjo dramë do të jepet premierë më 7 dhjetor në Amerikë dhe më pas do të fillojë shfaqja nëpër kinema.