Rrjetet sociale janë pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Ato marrin një pjesë të konsiderueshme të kohës sonë dhe sipas një studimi ndikojnë negativisht në shëndetin tonë mendor. Nga përdorimi i rrjeteve sociale vihet re se njerëzit po vuajnë më së shumti nga depresioni, ndjenja e zilisë, izolimi dhe mungesa e vetëbesimit.
Studimi i publikuar në “Siberfiziologji, Sjellje dhe Marrëdhënie Sociale” mori në studim 2 mijë njerëz, të moshës 34 vjeç dhe i ndanë në dy grupe.
Njëri grup do të vazhdonte të përdorte rrjetin social Facebook, e ndërsa grupi tjetër për një javë nuk do të përdorte ate në asnjë moment.
Para dhe pas periudhës së studimit, pjesëmarrësit iu përgjigjën pyetjeve të hartuara për të kuptuar qëndrimet e tyre rreth Facebookut dhe mënyrat e tyre të përdorimit. Ata u pyetën për gjendjen emocionale dhe për shëndetin e tyre mendor, duke përfshirë lumturinë, vetminë, depresionin, vendosmërinë dhe zemërimin.
Pas një jave, njerëzit që kishin hequr dorë nga Facebooku ishin më të mirë në disa aspekte. Ata kishin më shumë mirëqenie dhe më shumë vetëbesim në jetën e tyre. Pjesëmarrësit raportuan nivele të larta të kënaqësisë së jetës dhe një gjendje emocionale të përmirësuar ndjeshëm.
Nëse Facebooku është aq i dëmshëm, pse vazhdojmë ta përdorim çdo herë e më shumë? Një pjesë e problemit, sipas studimeve të tjera, është se njerëzit presin shumë rezultate dhe lumturi nga përdorimi i këtij rrjeti social por, në fakt ajo që marrin është mungesë vetëvlerësimi.
/News31.al/