Studentja po çudit botën, ja sesi fiton 70 mijë dollarë

Një studente mjekësie ka treguar se ka gjetur një mënyrë të çuditshme për të fituar para në rrjetet sociale.

Ajo tregon se ka mundur të grumbullojë më shumë se 70 mijë dollarë në vit, falë shitjes online të fotove të ndryshme të këmbëve të saj. E njohur me emrin Sweet Arches, 28-vjeçarja e cila po ashtu punon në një spital, ka treguar mënyrën e saj për të fituar para duke thënë se edhe të tjerë mund ta bëjnë.

Advertisement

Ajo thotë se për të realizuar foto të bukura dhe tërheqëse për “klientët e saj”, i duhet të punojë disa orë në ditë dhe më kryesorja, që estetikisht këmbët të jenë të kuruara. Pasi grumbulloi mbi 106 mijë fansa në Instagram, ajo tregon se merr 50-100 kërkesa në në ditë nga klientë të cilët i duan foto të këmbëve me kërkesa të ndryshme, si për shembull duke i futur në ujë, duke shkelur mbi petale apo edhe kërkesa më të çuditshme.

Burimi: InFokus