Aktori i njohur do të bëhet baba për herë të gjashtë

Jude Law, pas një sërë ndarjesh e divorcesh, së fundmi është martuar me Phillipa Coan. Tashmë, çifti kanë një arsye më shumë për të gëzuar.

Phillipa është në pritje të ëmbël. Kjo është hera e gjashtë për aktorin që bëhet baba. Ai ka tre fëmijë me Sadie Frost, një vajzë me Samantha Burke dhe një tjetër vajzë me Catherine Harding.

Law ka deklaruar se është ‘tmerrësisht i dashuruar’ me Phillipa-n. Çifti dolën për herë të parë publikisht më 2015. Jude dhe Phillipa janë fotografuar sëbashku, teksa dallohet barku i rrumbullakosur i Coan.

Burimi: News31.al