Koronavirusi, rritet numri i të infektuarve në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar…  15 raste të reja me Covid-19, 13 raste të reja në Durrës, 1 në Shkodër dhe një në Tiranë.

Ndërkohë, brenda 24 orëve janë shëruar 16 qytetarë. Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 964 qytetarë, prej tyre rreth 79% janë të shëruar.

Në vendin tonë aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër. Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 15 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

COVID-19 – Statistika (20 Maj 2020)

Testime totale 13621
Testime molekulare 12555
Testime serologjike 1066
Raste pozitive 964
Raste të shëruara 758
Raste Aktive 175
Humbje jete 31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

Tiranë 57
Durrës 44
Krujë 33
Shkodër 15
Kamëz 10
Berat 10
Fier 3
Elbasan 1
Mirditë 1
Korçë 1

Burimi: Opinion.al