Pavarësisht se meshkujt në shtrat mund të eksperimentojnë me disa stile dhe pozicione të ndryshme, ekziston një stil të cilin ai e preferon më tepër.  Dhe kjo flet shumë edhe për karakterin e tij. Lexo më poshtë 4 stilet kryesore dhe zbulo karakterin e tij.

1. Ai adhuron erotikën

Advertisement

Ai është i dashuri ideal, i cili të vështron fort në sy dhe të ledhaton në të gjithë trupin duke të falur kënaqësi të pakrahasueshme. Nëse partneri yt është i tillë në shtrat, atëherë ai e vlerëson anën e vet seksuale si një armë tejet të fortë. Por kujdes, nëse një mashkulli të tillë i refuzoni seks, atëherë ai humbet vetbesimin. Prandaj tregohu më me takt nëse ka ditë kur nuk je në humor…

2. Ai është i ëmbël dhe ngadaltë

Nëse partnerit tënd i pëlqejnë puthjet dhe ledhatimet e ngrohta, kjo nuk do të thotë se ai është jashtë mode. Por kjo do të thotë më tepër se ai është shumë i lidhur pas teje. Nëse dëshiron të provosh me të diçka të re, atëherë propozoji një vend të ri dhe mundohu që gjithçka duhet të rrjedhë në mënyrë sa më spontane.

3. Ai është i paparashikueshëm

Nëse partneri yt është plot surpriza dhe gjen gjithnjë mënyra të reja për marrëdhënie intime me ty, atëherë kjo do të thotë se ai ndihet komod dhe shumë i sigurt me lidhjen që keni. Nëse të ndodh që ai propozon një pozicion, të cilin ti nuk e pëlqen, atëherë në vend që ta refuzosh propozoji atij idenë tënde dhe ai do të jetë gati të të plotësojë dëshirën.

4. Ai është shumë i shpejtë

Nëse partneri yt është shumë i shpejtë gjatë seksit dhe pothuajse fare romantik, atëherë kjo do të thotë se për të seksi është një mënyrë për të larguar stresin dhe është më tepër një nevojë fizike. Për ta ndryshuar këtë situatë, ftoje atë për një fundjavë apo disa ditë pushime ku të jeni vetëm ju të dy dhe krijo situata ku ai mund të tregojë edhe anën e vet të fshehur romantike.