Sot startoi emisioni “Chaud Patate” në Energy Radio dhe përpos të ftuarëve, telefonatave me personazhe të famshëm dhe informcionet për ngjarje të ndryshme të aktualitetit, do të diskutohet dhe një temë e re çdo ditë, për të cilën do të merren dhe mendimet e publikut dhe personazheve të ftuar.

Tema e puntatës së parë ishte: Më mirë një dasëm madhështore e pompoze apo një dasëm e thjeshtë dhe modeste?

Advertisement

Mendimet ishin të shumta dhe te ndryshme… aq sa dhe dy bashkëprezantueset ishin kundra njëra-tjetrës.

Suada u shpreh se një dasëm duhet të jetë patjetër e madhështore, pasi ajo është një nga ditët më të rëndësishme të çiftit, ndërsa Rudina kishte mendim krejt të kundërt, duke u shprehur se nuk ja vlen të shpenzosh aq shumë për një ditë.

Gjithashtu, dëgjuesit nëpërmjet mesazheve të tyre dhe”vox pop”-eve të mbledhura, ndanë opinionet e tyre duke rezultuar në 28,5% për dasmat madhështore dhe 71,5% për dasmat e thjeshta.

Nga ana tjetër u morën dhe mendimet e personazheve me të cilët u lidhëm direkt nga rrjetet sociale me “video-call”. Këngëtarja Xhesika Pollo tha: Më mirë pa dasëm fare!
Ndërsa Rudina Dembacaj dhe Jon Tarifa dhe sikur mos të flisnin kuptohej që mbronin tezën e dasmave madhështore dhe pompoze, duke marrë parasysh dasmat e tyre.
Kujtojmë se Rudina Dembacaj u martua në qershor të 2016-ës dhe realizoi një dasëm shumë të bukur dhe të shtrenjtë. Ndërsa Jon Tarifa shpenzuar akoma më shumë, pasi ka bërë dy dasma, një në Shqipëri dhe tjetrën ne Hollandë, ku jeton me bashkëshorten.