Stenaldo Mëhilli e nisi rrugëtimin e tij drejtë muzikës para disa vitesh, pasi mori pjesë në “The Voice of Albania”.
Në atë kohë ai u prezantua si një i ri plot talent dhe energji, i cili që në performancën e parë bindi Alma Bektashin, që të kthente karrigen për ta bërë pjesë të skuadrës së saj. E pasi rrugëtimi i tij në “The Voice” përfundoi, zgjodhi të marrë pjesë në “Top Fest”, me këngën “Flas me diellin”.
Katër vite më pas ai u rikthye në skenën e “The Voice” ku performoi këngën e tij të fundit, “Cosmonauts”, në gjysmëfinalen e “The Voice Kids”.
Stenaldo përçon nëpërmjet zërit të tij, të gjitha ndjesitë dhe përjetimet e një bote që nuk mund ta shohë, por që me dhuntinë e tij arrin ta përcjellë tek të tjerët. Kënga është shumë e bukur dhe duhet ta pranojmë që melodia dhe teksti i saj na fut në një botë tjetër.
Po ju lëmë ta shijoni…