…shëmtuar!
Selena Gomez është një prej vajzave më të dashura të ekranit dhe kurrsesi nuk mund të quhet e shëmtuar. Por dizenjuesi i famshëm Stefano Gabbana mendon se ajo është e shëmtuar, madje e shfaq hapur fare këtë mendim.
Në fotot e Selenës në llogarinë e “The Cat Walk Italia” ka komentuar: “È propio brutta” dhe në një koment tjetër që e krahason Selenën me një qen i është përgjigjur me “hahaha po hahaha…”
Kjo sigurisht ka shkaktuar reagime të ashpra nga fansat e saj, duke e quajtur karakterin e tij të shëmtuar dhe madje disa betohen se do i hidhnin në plehra gjithë ç’kishin blerë nga firma luksoze italiane Dolce&Gabbana.
Për të, është hera e parë që sulmon hapur personazhe publik. E ka bërë me Miley Cyrus, me Kate Moss dhe pak ditë më parë edhe me Chiara Ferragnin.