Era Istrefi nuk do të performojë në hapjen e Botërorit, por kur? (Foto)

Sot në orën 16:30 në stadiumin Luzhniki në Moskë do të mbahet ceremonia e hapjes së kampionatit botëror.

Edhe pse të gjithë po prisnim të shihnim Era Istrefin të ngjitej në skenë për të performouar këngën zyrtare “Live It Up” me Will Smth dhe Nicky Jam, duket se kjo gjë nuk do të ndodhë.
Gjithsesi mos u shqetësoni… Në një prononcim për Lajmi.Net, mamaja e Erës, Suzana Tahirsylaj ka treguar se Era nuk do të performojë sonte, por në finale.

Advertisement

“Era ka me qenë në finale e Kampionatit, ka me performu “live”,-ka thënë ajo.
Si rrjedhojë do të presim datën 15 korrik.
 Ndërkohë sonte në ndeshjen hapëse, sipas mediave të huaja do të perfomojë Robbie Williams.