“Festime pa fund, me alkool e orgji, në apartamentet që ishin ende bosh, nëpër zyra,madje edhe gjatë orarit të punës.”

Këto akuza kundër Autoritetit të Banesave Sociale të Nju Jorkut, vijnë nga Monique Johnson, presidente e Shoqatës së Banorëve te kompleksi i banesave sociale  Throggs Neck, në Bronks të Nju Jorkut. “Tani e kuptoj se pse nuk bëhej asnjë punë”, thotë ajo.

Advertisement

Gjërat shkuan aq keq sa Autoritetit të Banesave Sociale iu desh ta transferonte gjithë stafin, rreth 40 veta, në një vend tjetër.

“Pati shumë njerëz të përfshirë. Kishte mbikëqyrës që kryenin marrëdhënie me kujdestarët. Konsumonin alkool dhe kryenin marrëdhënie seksuale në vend që të punonin”, thotë ajo.

Disa prej punëtorëve të tjerë, të papërfshirë, ishin lodhur aq shumë me ato skena sa kishin nisur të bënin video e foto si prova, të cilat ia dërguan eprorëve.

Si pasojë, menaxheri i përgjithshëm i Autoritetit të Banesave, Vito Mustaciuolo, urdhëroi që i gjithë stafi pa përjashtim të dorëzonte çelësat, edhe ata që nuk ishin të përfshirë.

“Më vjen keq për ata punëtorë që kanë 20 vite këtu e që nuk janë përfshirë, por vetëm kështu mund t’ia nisim nga e para”, thotë Johnson.