Ai ka arritur t’i rrëmbejë Botërorit medaljen e bronzit.

Erkand Qerimaj tashmë renditet i treti në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes, pas tërheqjes së rumunit Dumitru Kaptari, i cili rezultoi pozitiv për përdorimin e substancave të ndaluara.

Advertisement

I ftuar në “Wake Up”, ndërsa tregoi për emocionet që i jep kjo medalje, sportisti u ndal edhe në problematikën e ditëve të fundit që po flitet në sportin e peshëngritjes, atë të dopingut.

“Ka shumë sportistë që nuk janë paraqitur në kontrollet e befasishme antidoping. Por më e keqja është se ne nuk kemi doktor, pasi ai do të na kontrollonte çfarë kemi dhe çfarë na mungon… Për të mos folur pastaj për kushtet e tjera”,- tha Erkand Qerimaj.

Ai foli edhe për pritshmëritë për Kampionatin Evropian. Qerimaj tha se sëbashku me sportistët e tjerë, janë pretendentë për medalje, e pse jo, për të qenë ekipi më i mirë në Evropë.