Në të shumtën e rasteve, modelen Aurela Hoxha e shohim te kuruar dhe me make-up, por këtë herë na ka surprizuar vërtetë me pamjen e saj.

Aurela  Hoxha ka ndarë në rrejtët sociale disa foto mjaft provokuese ku duket thuajse pa make-up. Ajo duket mjaft tërheqëse, aq sa duket dhe më e bukur se me tualet. Jo më larg se dje Aurela ka ndezur rrjetin me fotot e saj me bikini. Modelja shqiptare është duke u përgatitur për setin e rradhës fotografik.

Advertisement

Një nga temat më të diskutuara rreth saj kohët e fundit ka të bëjë me një konflikt të mundshëm me fotografin e njohur Endrit Mërtiri.

Ata kanë qënë miq shumë të afërt, por shkaqet e zënkës nuk janë mësuar ende. Mërtiri në një intervistë ka pohuar se kjo është një temë që ju përket vetëm atyre të dyve dhe se nuk do të dëshironte të jepte më tepër rëndësi.