Sot të gjithë të dashuruarit festojnë festën e Shën Valentinit, por si lindi festa që festohet në të gjithë botën?
Ajo nisi në trajtën e një legjende metropolitane rreth vitit 1820 nga shkrimtarët evangjelistë të Anglisë së kohës së Mbretëreshës Viktoria. Shën Valentini njihet si shenjtori i dashurisë së shekullit të tretë, pasi siç rrëfehet, Klaudio, Perandori i atëhershëm i Romës, donte që të gjithë burrat të shërbenin në radhët e ushtrisë.
Ky urdhër u kundërshtua nga burrat, pasi ushtria do t’i mbante larg nga familjet e tyre. Si kundërpërgjigje, Perandori anuloi të gjitha kurorat martesore, apo fejesat e kohës. Shën Valentini, në kundërshtim me urdhrin e rreptë martonte çiftet fshehurazi dhe kur ky skenar u zbulua, Shën Valentini u arrestua e u dënua me prerje koke.
Tashmë ajo njihet si festë e cila nuk i përket një besimi të caktuar, ndaj edhe fitimet e tregtarëve janë të jashtëzakonshme. Në Shtetet e Bashkuara, 14 shkurti është industri më vete, që gjeneron 14.7 miliardë dollarë. Tregtarët e luleve thonë se gjysmën e fitimeve vjetore ata e bëjnë vetëm brenda një dite: që është 14 shkurti.
Dhuratat e Shën Valentinit nisin nga më simboliket si letra apo lule, deri tek udhëtimet luksoze apo unazat me diamantë.