NEW MUSIC | Miley Cyrus: “Slide Away”

Miley Cyrus ka publikuar një baladë të re me titull “Slide Away”, në të cilën ajo këndon për një dashuri që merr fund nga përdorimi i drogës dhe alkoolit .

Kënga u publikua në më pak se një javë pasi këngëtarja, 26 vjeç, dhe ylli australian, 29 vjeç, Liam Hemsworth njoftuan se kishin ndarë rrugët e tyre pas martesës në dhjetor 2018.

Advertisement

“Njëherë e një kohë ishte parajsë , Njëherë e një kohë isha e paralizuar. Unë mendoj se do të më mungojnë këto drita por është koha t’i lë pas ato. Njëherë e një kohë ishte e shkruar për ne, por u zgjuam një ditë dhe gjithçka u kthye në pluhur”, thuhet në këngë dhe rrjeti është i bindur se k%nga është një dedikim për ishin e saj.

Kujtojmë se burime pranë Mileyt kanë thënë për “TMZ” se ajo u përpoq të shpëtonte martesën, por nuk mund të pranonte faktin që Liam pinte shumë alkool dhe përdorte disa ilaçe.

Megjithatë burimet nga ana e Liamit i quajnë të pavërteta këto deklarata dhe thanë se ylli i hitit “Wrecking Ball” po përdor akuzat e drogës dhe alkoolit për t’u shkëputur nga shkaku i vërtetë i ndarjes së tyre që është tradhtia nga ana e saj.

/Opinion.al/