Soni Malaj flet për herë të parë për raportin që ka me vjehrrën

Pas divorcit me balerinin i talian, Soni u vu sërish në qendër të mediave rozë për romancën me Klevin, partnerin e ri që ajo nuk e mbajti gjatë të fshehur nga publiku.

Tashmë që marrëdhënia e tyre është konsoliduar, Soni edhe në daljet publike flet pa doreza për raportin me të, por edhe me familjen e tij. Mbrëmë, këngëtarja nuk ka shpëtuar paq as nga fëmijët e Piter Panit, nga të cilët u vu disa herë në siklet, edhe pse i kaloi me shumë sportivitet pyetjet e tyre.

Advertisement

Kureshtja që e shoqëron gjithmonë publikun për personazhet e njohur është edhe raporti vjehrrë – nuse, kështu edhe Soni s’mund të bënte përjashtim nga kjo pjesë: “Si shkon me vjehrrën?” ishte pyetja e drejtpërdrejtë për të që iu bë nga fëmijët dhe përgjigjja e këngëtares, me siguri, i ka pëlqyer shumë edhe vjehrrës së saj: “Është fat i madh kur ke prindër të mirë, por kur ke edhe një vjehrrë të mirë, është fat edhe më i madh. Unë kam një vjehrrë shumë të mirë dhe jam shumë e kënaqur… “ – tha këngëtarja.