Modelja Andonia Dobi, vajza që zëvendësoi Romina Alkun, “Sofinë” historike të Zonë e Lirë së shpejti do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.
Edhe pse askush nuk e kishte kuptuar deri më tani, nëpërmjet disa fotove nga ‘baby shower-i’ i fëmijës së saj, ajo tregoi për herë të parë barkun e rrumbullakosur.
Një festë e ëmbël dhe e veçantë, foton e së cilës e ka shoqëruar me shkrimin: “Bebit tonë: Nuk jemi takuar ende, por mami dhe babi janë kaq të dashuruar me ty sa nuk mund ta shpjegojmë. Ndjejmë çdo lëvizje, goditje, që na dërgon dhe ditët tona bëhen më të shkëlqyera. Deri më tani nuk e tija që në këtë botë ekzistonte një ndjenjë e tillë. Falënderojmë çdo ditë Zotin që na dha mundësinë të jemi prindër. Mami dhe babi të duan më shumë se veten”. Ajo dukej shumë e bukur dhe e ëmbël.
Mesa duket nisur nga ngjyra dominuese rozë dhe zbukurimet do të jetë vajzë.