Smartphone që komandohet me sy

Samsung ka lançuar smartphone-in e ri Galaxy S4, ekrani 12,5 cm  i të cilit mund të komandohet vetëm nëpërmjet syve të përdoruesit. Galaxy S4 vjen vetëm një vit pas modelit S3, një produkt i cili u shit në më shumë se 40 milionë copë në të gjithë botën. Në një shfaqje në New York, kompania demostroi edhe aftësinë e telefonit celular për të bërë dy foto të ndryshme në të njëjtën kohë. Ai peshon vetëm 130 gram dhe ka një fotokamera prej 13 megapixel-ësh.

Analistët parashikojnë se Samsung do të jetë sfiduesi më i madh i Apple në lidhje me produktet e telefonisë së lëvizshme. Galaxy S4 do të nxirret në shitje në të gjithë botën në fund të muajit prill. Përmes një sërë imazhesh, firma koreano-jugore demostroi opsionin kryesor të telefonit: aftësinë për t’u kontrolluar pa e prekur, por vetëm me shikim. Duke përdorur “Smart pause”, përdoruesi mund të ndalojë një video, vetëm duke hequr shikimin nga ekrani. Ndërsa softi “Smart Scroll” analizon sytë e përdoruesit dhe njëkohësisht lëvizjen e kyçit të dorës, në kontrollimin e email-eve apo përmbajtjeve të tjera. Fushata e marketingut per lançimin e Galaxy S4 ka qenë një nga më të kushtueshmet dhe ka kaluar shifrën prej 150 milonë dollarësh, duke lënë prapa atë të vitit të kaluar të Apple për lançimin e iPhone 5 prej 108 milionë dollarësh.

Advertisement

Do t’ju pëlqente t’a kishit një telefon të tillë?