Skandali seksual në Kavajë, Apeli jep vendimin për të miturit

Gjykata e Apelit në Durrës ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për shtatë të miturit nga Kavaja të përfshirë në skandalin seksual me një minorene në Kavajë.

Trupi gjykues në Durrës vendosi të mos ndryshonte masën e sigurisë që vendosi pak ditë më parë Gjykata e Shkallës së Parë. Në sallë ishin të pranishëm të akuzuarit, prindërit e tyre dhe disa psikologë.

Advertisement

Mbrojtja kërkoi një masë më të lehtë për shkak të moshës të vogël të të akuzuarve, por gjyqtari Valbon Cekrezi rrëzoi kërkesën e avokatëve, duke mbajtur në fuqi vendimin e parë.

Ngjarja që tronditi qytetin e vogël të Kavajës dhe të gjithë opinionin publik nisi si një histori dashurie mes dy shokësh klase, e vijoi me një abuzim seksual për t’u mbyllur me një denoncim.

Të rinjtë abuzuan seksualisht me të miturën, duke e shantazhuar me një video intime. Gjendja rëndohet edhe më shumë pasi djemtë kishin bërë plane që të fitonin para duke e prostituuar shoqen e shkollës kundrejt pagesës dhe me paratë e fituara i dashuri i saj do të blinte pajisje lojërash në internet

/Opinion/