“S’kam pse të shpjegoj çfarë kam në zemrën time”/ Kiara diskuton me Bjordin…

Kiara dhe Luizi gjithashtu analizuan gjendjen e Bjordit, i cili u përfshi në lot, pasi votoi pro për të hequr 10 mijë euro nga çmimi i madh, për të nxjerrë Efin dhe Luizin nga dhoma ku ata do të qëndronin vetëm për tre ditë.

Kiara u shpreh e zhgënjyer nga lëkundja, siç e cilësoi ajo, e Bjordit.

Advertisement

Ajo dhe Luizi i qëndrojnë të njëjtit mendim, që Bjordi është krahu i djathtë i Oltës, ndaj u prek emocionalisht nga zgjedhja e tij, pasi në një farë forme i ktheu shpinën Oltës.

Bjordi e pyeti Kiarën nëse ajo ishte e sinqertë në atë që tha në spektakël, se nëse do e merrte malli për Luizin, do humbiste 2 mijë euro të tjera. Kiara i tha se nuk ka pse i jep shpjegime atij, për ndjenjat e saj.