Bombardimet nga forcat qeveritare siriane kanë vrarë dhjetëra civilë në rajonin e Ghoutës Lindore të kontrolluar nga rebelët jashtë Damaskut.

Bëhet me dije se të paktën 100 civilë, përfshirë 20 fëmijë, u vranë në sulmet ajrore të hënën dhe 470 civilë mbetën të plagosur, disa prej të cilëve raportohet se janë në gjendje kritike.

Pothuajse 400,000 njerëz jetojnë në Ghutën Lindore, e cila ka qenë nën rrethim që nga viti 2013 dhe është territori i fundit nën kontrollin e opozitës siriane afër kryeqytetit të Damaskut.

Advertisement

Sipas raportimeve, forcat qeveriate siriane, të cilat intensifikuan fushatën e tyre për të rimarrë zonën në fillim të muajit shkurt duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë, po përgatisin një sulm tokësor.

Sakaq Turqia ka paralajmëruar qeverinë siriane që të mos ndihmojë kurdët të luftojnë kundër forcave turke në Sirinë veriore.