Meghan Markle është aktore, filantropiste dhe sigurisht, dukeshë. Ah po, edhe një profesioniste e të dhënit këshilla mode. Një vit më parë, ajo bashkëpunoi me “Smart Works”, organizatë bamirësie në Britani, për të krijuar veshje pune cilësore për të gjitha gratë që riktheheshin në punë. Për nder të këtij bashkëpunimi ajo ju bashkua së fundmi në një bisedë në “video-call” pjestëtarëve të organizatës, ku ndër të tjera foli edhe për idetë e saj, si gratë e vajzat mund të fuqizohen.
“Njerëzit mendojnë se puna e Smart Work është e gjitha për rrobat, por kjo nuk është e vërtetë”- e nisi fjalën e saj Meghan për personat që po dëgjonin bisedën- “Të gjitha ato gjëra janë për pamjen e jashtme, por mënyra si të bëjnë të ndihesh nga brenda, është aksesori më i mirë që një grua mund të ketë.”
“Është vetë-besimi, ajo që ke ndërtuar në brendësi, ajo që qëndron me ty në çdo vend që shkon, në intervistat e punës apo kudo tjetër, duke të dhënë mundësinë të jesh e suksesshme.”- tha dukesha ndër të tjera.
Pra ja ku e keni. Akesori më i mirë nuk është një bizhuteri, çantë dore apo një shall, por sa besoni tek vetja. Vetëbesimi është ajo që do t’ju veçojë nga të tjerët sipas aktores së “Suits”.
“Për ne si gra është e thjeshtë që të harrojmë të gjitha aftësitë dhe asetet që kemi, jo se nuk janë aty, por na duhet dikush që të na i tregojë. Kjo është ajo që bëmë tek kjo organizatë, ndihmuam vajzat të shihnin dhe të kuptonin aftësitë e tyre për herë të parë”- e përfundnoi fjalën e saj Meghan .
Nuk e di si e mendoni ju, por kjo është një këshillë shumë e mirë. Aksesori më i mirë ëshë vetëbesimi. Sigurisht që edhe ndonjë palë vathë të bukura nuk janë keq, por ky nuk është momenti për të diskutuar për to.
1