Ish-presidenti Barack Obama i di një ose dy gjëra rreth dashurisë së përjetshme.
Kohë më parë, ai i dha disa këshilla drejtorit të mëparshëm të komunikimit, Dan Pfeiffer, nëse Pfeiffer kishte gjetur gruan e duhur për t’i propozuar në ditën e tij të fundit të punës.
Dhe në librin e ri të Pfeiffer, Yes, We (Still) Can, Pfeiffer i bëri këto këshilla publike.
Barack Obama’s relationship advice to @danpfeiffer is better than 99% of the advice columns on the Internet. pic.twitter.com/AumDz0M8fY
— Amanda Litman (@amandalitman) June 22, 2018
Sipas Obamas, para se të martohesh me dikë duhet të kini parasysh:
Si fillim, “Këtë këshillë ua jap të gjithëve kur më pyesin për martesën: a të duket njeri interesant? Aq kohë sa do të kalosh me partneren tënde, s’do ta kalosh me askënd tjetër dhe është e rëndësishme të duash ta dëgjosh ç’ka për të thënë.”
Sipas Obama-s, kriteri i radhës është të gjesh dikë që të bën për të qeshur rregullisht. Kjo shpjegon dhjetëra fotot e dyshes duke qeshur, sigurisht.
Dhe së fundi, “Nuk e di nëse do fëmijë, por nëse do, pyete veten a do të ishte një nënë e mirë?” në fjalë të tjera, sigurohuni që keni të dy të njëjtat qëllime dhe parime kur vjen puna tek familja.
Këshillat e ish-Presidentit bazohen në nocionin se martesa është një maratonë, jo një sprint. “Jeta është e gjatë. Këto gjëra kanë rëndësi në afatgjatë.”
Tani që i lexuat, zbatojini me përpikmëri!