A është unazë fejese ajo që po shikojmë tek gishti i J.Lo?! (Foto)

Jennifer Lopez prej disa muajsh është në një lidhje me bejsbollistin e njohur amerikan, Alex Rodriguez.

Ndonëse marrëdhënia e tyre është mjaft e mië dhe janë tepër të dashuruar me njëri-tjetrin, në intervista të ndryshme, këngëtarja 48-vjeçare është shprehur se martesa nuk është në planet e tyre, të paktën deri më tani.

Advertisement

Jennifer publikoi në Instagram një fotografi nga pushimet e tyre në plazh, e cila tërhoqi menjëherë vëmendjen. Saktësisht ishte ajo unaza gjigande në gishtin e saj të martesës që i kuriozoi të gjithë: Mos vallë janë fejuar?!

It’s the lil quiet moments that matter the most…?

A post shared by Jennifer Lopez (@jlo) on

Presim të dimë diçka më shumë se “momentet e qeta mes tyre që vlejnë kaq shumë”.