Si u kthye Selena Gomez në meme?! (Foto)

Me muzikën dhe stilin e saj , ajo ka arritur të kthehet në një nga vajzat më të pëlqyera në botë duke u cilësuar dhe si “Mbretëresha e Instagramit”, me plot 136 milion ndjekës.

Po flasim për Selena Gomez, e cila në orët e fundit është kthyer në qendër të vëmendjes, pas paraqitjes së saj të mbrëmshme në “Met Gala”.

Advertisement

Duke i bërë homazhe Mbretëreshës Ester të Biblës, përshtatur dhe me temën e eventit, Selena Gomez u paraqit me një fustan të bardhë dhe një make up të bronztë. Por mesa duket kjo gjë nuk i ka pëlqyer fansave të saj.

Menjëherë pas daljes së saj kanë nisur kritikat dhe statuset në rrjetet sociale, lidhur me make up-in e bukuroshes.

“Kush ja bëri këtë Selenës?”,- shkroi një fans mbi një memen. Ndërsa një tjetër shkruante: Pse Kylie dhe Selena duken si Spongebobe dhe Patric në episodin kur janë në plazh?!”

Për make up-in e 25 vjeçares është kujdesur artisti i famshëm i yjeve Hung Vanngo me produktet e Kiehl. Në një deklaratë për shtyp ai sqaroi se Mega Bronzer në fytyrën e saj dhe trup është thjeshtë një pluhur. E për të vënë më shumë në dukje ndryshimin Gomez mblodhi flokët e saja në një model të thjeshtë.

Shikoni disa nga meme-t që janë krijuar për “Mbretëreshën e Instagramit”…