Bora Zemani është tanimë pjesë e Tv Klan, të “Dielës Shqiptare”, por si u bë pjesë e këtij televizioni?

“Jam shumë e lumtur me të ‘Dielën Shqiptare’. Do të jem pjesë e ‘Këngës Magjike’. Ishte shumë e thjeshtë. Thjesht një telefonatë nga Arditi. U takuam në zyrë, më tha ç’kishte për të më thënë. Më propozoi gjithë ç’bëhej fjalë. As ‘po’ nuk thashë. Absolutisht që do të thoja ‘po’. Kam pasur dhe oferta të tjera, por kjo e ‘Këngës Magjike’ dhe e Arditit ishte e veçantë për mua sepse ka qenë idhull, kështu që nuk mund t’i thoja jo. Ishte mundësia më e mirë për mua,” tha Bora e ftuar në “Mos i fol Shoferit” me Rudina Dembacaj.

Advertisement

Pra kaq e thjeshtë… vetëm një telefonatë larg.