Si shkoi performanca e The Weeknd në shfaqjen e “Super Bowl”?

Shfaqja e pushimt të ndeshjes më të parë në SHBA, finales së Super Bowl, është zakonisht e shoqëruar me performanca të jashtëzakonshme dhe spektakël. Mendoni për Lady Gaga-n që u hodh nga tarraca e stadiumit të Houston NRG, ose Katy Perry-n që qëndronte mbi një luan të animuar apo Diana Ross që këndonte dhe përshendeste fansat nga dera e hapur e një helikopteri që qëndronte mbi stadium. Megjithatë këtë vit ishte pak ndryshe…

The Weeknd, ylli kanadez i R&B, ishte protagonist kryesor i shfaqjes dhe për herë të parë në historinë 55-vjeçare të ndeshjes, ai ishte i detyruar të performonte tek ndenjëset e stadiumit, për shkak të masave të rrepta anti-Covid. Shfaqja e tij 12-minutëshe kishte mijëra ndjekës “live”, me pjesën më të madhe të tyre që ishin kartona mes 25 mijë të pranishmëve në stadiumin e Florida-s, “Raymond James”.

Advertisement

Gjithsesi artisti 30-vjeçar bëri më të mirën e mundshme, duke shfrytëzuar sigurisht zërin e tij dhe mundësinë që i japin këngët , të cilat i kishte kthyer në ritmike. Ylli i muzikës, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, pjesën më të madhe të performancës e dha para një modeli të qytetit Metropolis nga Fritz Land, të ndërtuar me shtresa vertikale dhe neone.

E gjitha nisi me këngën “Starboy”, që pati një hyrje dramatike ku përfshihej një kor kishe dhe me me gjithçka që u përqëndrua tek The Weeknd, i cili këndonte në mes të të gjithëve, i rrethuar nga drita. Përveç disa lëvizjeve kërcimi të frymëzuara nga Michael Jackson, ai e mbajti fokusin tek zëri i tij, ndërsa na dhuroi një ripunim të këngës “The Hiils”, para se të shkonte në prapaskenën e shëndrruar në një labirint me pasqyra. Aty, i rrethuar nga një duzinë me kërcimtarë që mbanin fasho në kokën e tyre, ai këndoi “Can’t Feel My Face”, teksa më pas u kthye në skenë për të dhuruar një performancë të magjishme të “I Feel It Coming”.

Finalja më pas u zhvendos në mesin e fushës së futbollit, aty ku ai këndoi “House of Balloons” dhe “Blinding Lights”, pa praninë e asnjë të ftuari special apo bande, vetëm këngëtari dhe kamera, sërish të rrethuar nga balerinët me koka të fashuara. The Weeknd shpenzoi 7 milionë dollarë nga vetja e tij për produksionin e gjithë kësaj performance, fokusi i së cilës, nisur edhe nga rrethanat, ishte tek muzika. Sigurisht ai “përfitoi” nga vëmendja dhe rekordet e shikueshmërisë së shfaqejes për të nxjerrë edhe një album me këngët më të mira dje, sepse pse jo.

Para mbrëmjes të së dielës, publiku kishte një ndjesi që muzika R&B që The Weeknd bën nuk do t’i përshtatej një formati si “Super Bowl half-time show”, megjithatë ai arriti zgjuarisht ta ndërtonte gjithçka rreth këngëve të tij më optimiste dhe ritmike, duke kulmuar me tingullin fantastik të “Blinding Lights”. Në fjalë të tjera, ai ja doli, duke vërtetuar se The Grammys kanë gabuar me faktin që nuk e nomimuan në asnjë kategori këtë vit.

The Weeknd shkëlqeu dhe sigurisht mund të kishte bërë shumë më mirë nëse situata do të ishte normale.