North West nuk i ka shumë qejf sfilatat e modës, as kur bëhet fjalë për atë të babait të saj Kanye West.
Vogëlushja ishte ulur në prehërin e mamasë së vet Kim Kardashian, ngjitur me Anna Wintour dhe Beyonce teksa po prisnin nisjen e shfaqjes së Kanye “Yeezus For Adidas”.
Por papritmas, Nori nisi të grindej (ashtu si ja do mosha).
Teksa vogëlushja Nori bërtiste dhe qante në prehërin e së ëmës, Wintour ka arritur të ruajë qetësinë thuajse në mënyrë qesharake, fshehur si gjithnjë pas syzeve të errëta por duke u munduar njëkohësisht të largohej fizikisht pa rënë në sy.
Gjyshja, Kris Jenner, ishte mes publikut dhe e gjithë skena i është dukur shumë për të qeshur. Ajo ka postuar një fotografi në Instagram duke shkruar “Foto më e bukur, Hahahaha”.
“North është grindur pak teksa priste që të niste shfaqja e babit!!! Pas kësaj e cuam pas skene por u desh ta ndaja këtë gjë… faleminderit për durimin @beyonce #AnnaWintour @kimkardashian #NYFW #YeezySeason #mommymoment.”
Kim e ka dërguar vajzën pas skene ndërsa vetë është rikthyer në vendin e saj në rresht të parë.
Në shfaqje kanë qenë të pranishëm yje si Kardashian, Wintour dhe Beyonce, Jay Z, Rihanna, Cassie, dhe Diddy.