Pas largimit nga emisioni i mëngjesit “Wake Up”, Eno Popi ka qenë ndër emrat më të diskutuar për ndryshimet në Top Channel.

Pak kohë më parë përflitej se ai do të niste një emision të ngjashëm me Kutia në sezonin e ri, që prezantonte vite më parë Enkel Demi.

Advertisement

Vetëm pak orë para, Top Channel ka konfirmuar se moderatorin do ta shohim shumë shpejt tek ‘Dilema’, emisioni më i ri. Ky format i ri do të jetë në formën e një ‘game-show’, ku konkurrentët pjesëmarrës do të vendosen përpara zgjedhjes së 20 kutive që brenda mbajnë me miliona lekë.

Megjithatë kjo nuk është hera e parë që Eno popi prezanton diçka të tillë, duke marrë parasysh se dhe programi ‘100 milionë’, i cili prezantohej nga ai, ishte në formën e një game-show.

Ndiqni spotin e emisionit më poshtë.