Ndahet nga jeta në moshën 40-vjeçare këngëtari i njohur Gent Demaliaj. 
Vokalisti i grupit të famshëm të viteve 90-të, “Djemtë e Detit”, prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë dhe edhe pse prej kohësh e luftonte atë, nuk arriti të fitonte betejen me vdekjen. Gentian Demaliaj mbahet mend për interpretimin brilant të këngëve “Mos Qaj”, “Jo tani”, “Jakup Ferri”, që tashmë janë pjesë e artë e fonotekës shqiptare.

Homazhet për nder të Demaliajt do të mbahen të mërkurën në mesditë në ambientet e Televizionit Shqiptar.

Advertisement