“E bukura” e Disney do të jetë Emma Watson

E kemi parë Emma Watson në rolin e një magjistareje, ndërsa tashmë do ta shohim edhe në rolin e princeshës.

Aktorja 24 vjecare e filmave “Harry Potter” e ka dhënë lajmin përmes Facebook-ut.
“Tashmë mund t’ju them se do të luaj rolin e Belle në filmin më të ri të Disney “E bukura dhe Bisha”! Ky rol do të jetë shumë i rëndësishëm për rritjen time artistike. Më duket e pabesueshme që do të kërcej nën tingujt e “Be Our Gest” dhe do të këndoj “Something There”. Vogëlushja brenda meje po fluturon nga gëzimi. Ka ardhur koha të marr disa leksione këndimi. Mezi po pres të shikoni filmin”, ka shkruar këngëtarja.
Planet për xhirimin e filmit janë bërë të ditura në Qershor të 2014-ës.
Filmi do të drejtohet nga Bill Condon ndërsa pritet të nisë puna gjatë këtij viti. David Hoberman dhe Todd Lieberman do të jenë producentët.
Versioni i parë i skenarit është shkruar nga Evan Spiliotopoulos ndërsa më pas është përshtatur nga Stephen Chbosky.

Advertisement