Shuhet fotografi i yjeve të Hollivudit

Fotografi i njohur gjerman, Peter Lindbergh, është ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare.

Lindbergh ishte për më shumë se katër dekada fotografi i yjeve të Hollivudit, ndërsa disa nga fotot ikonë të tyre mbajnë autorësinë e tij.

Advertisement

Puna e tij shfaqej rregullisht në kopertinat e revistave si Vogue dhe Harper’s Bazaar, ndërsa iu dha një shtysë së madhe supermodeleve si Naomi Campbell, Christy Turlington Burns dhe Linda Evangelista.

Detyra e tij më e fundit, ishte fotografimi i 15 portreteve njëngjyrëshe të grave që kanë inspiruar Meghan Markle, si Greta Thunberg, apo aktorja Jane Fonda për numrin e shtatorit të “British Vogue”, i cili u redaktua nga vetë dukesha.

/Opinion.al/