Për të dytin vit radhazi Vjena qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Kompania simotër e “The Economist”, “Economist Intelligence Unit”  ka publikuar listën e qyteteve më të mira në botëpër të jetuar.

Për të dytën vit radhazi Vjena është në krye të listës me 140 qytete të botës. Në vitin 2018 në listën e publikuar nga  “Economist Intelligence Unit”  Vjena spostoi nga vendi i parë qytetin e Melburnit, i cili qëndronte prej 7 vitesh i palëkundur në këtë pozicion.

E njohur për arkitekturën e saj, hapësirat e gjelbëruara si dhe dyqanet tradicionale, qyteti i Vjenës po ndërton një reputacion si qyteti më i mirë që ja vlen të jetosh.

Përveç tyre kryeqyteti austriak është në krye të tabelës për shkak rezultateve thuasje perfekte për stabilitetin, kulturën dhe mjedisin, arsimin dhe infrastrukturën, dhe kujdesin shëndetësor.

Pas Vjenës në vend të parë dhe Melburnit në vend të dytë këtë vit lista ka vijuar me një tjetër qytet australian, Syndey.

Në 10 qytetet më të mira shohim veç 3 vendeve të para edhe  Osakën në Japoni e renditur në vend të katërt apo Calgary në Canada në vend të pestë.

Gjithashtu ndër 56 qytete që kanë regjistruar përmirësime në renditjen e përgjithshme, gjatë pesë viteve të fundit është edhe Beogradi, kryeqyteti i Serbisë.

Vitin e  fundit, Beogradi ka kaluar nga vendi i 82 në të 77-in, si rezultat i përmirësimeve në infrastrukturë dhe kujdesit shëndetësor.

Ndërkohë në 10 qytetet më të këqija për të jetuar kryeson Damasku në  Siri, i pasuar nga Lagosi në Nigeri etj.

10 Qytetet më të mira në botë për të jetuar 2019

  1. Vienna, Austria
  2. Melbourne, Australia
  3. Sydney, Australia
  4. Osaka, Japan
  5. Calgary, Canada
  6. Vancouver, Canada
  7. Toronto, Canada
  8. Tokyo, Japan
  9. Copenhagen, Denmark
  10. Adelaide, Australia

10 Qytetet më të këqija në botë për të jetuar 2019

  1. Damascus, Syria
  2. Lagos, Nigeria
  3. Dhaka, Bangladesh
  4. Tripoli, Libya
  5. Karachi, Pakistan
  6. Port Moresby, Papua Neë Guinea
  7. Harare, Zimbabëe
  8. Douala, Cameroon
  9. Algiers, Algeria
  10. Caracas, Venezuela

/Opinion.al/