Mbyllja e punimeve të sesionit të tretë të Legjislaturës së VIII-të të Kuvendit është shtyrë për datën 24 dhjetor.
Vendimi është marrë me qëllim për t’i dhënë më shumë kohë deputetëve të opozitës të kthehen në parlament, pas bojkotit disamujor. Ky vendim u mor sot nga Konferenca e Kryetarëve, e mbledhur paradite para fillimit të seancës plenare, e cila vendosi shtyrjen edhe me një javë të punës së Kuvendit, nga 18 dhjetor që ishte parashikuar, më 24 dhjetor.