Ai e nisi karrierën e tij si konkurrent në ‘The Voice Of Albania’, por sot do të ulet në panelin e jurisë për të vlerësuar talentet e reja në ‘X Factor’.
Bëhet fjalë për, Yll Limanin, këngëtari më i përfolur i momentit i cili është duke shijuar suksesin e projekteve të tij më të fundit muzikore të cilat numërojnë miliona klikime në ‘Youtube’.
Këngëtari shumë i dashur nga Kosova do t’i bashkohet panelit të jurisë të ‘talent show-it’ të famshëm, ku përflitet se do të jetë edhe Bleona Qerreti.
Theksojmë se ‘X Factor’ ka nisur audicionet nëpër Shqipëri dhe së shpejti do të nisin edhe netët live.