Kvinder i niqab foran Christiansborg. Regeringens såkaldte tildækningsforbud, som blandt andet vil ramme burkaer, ventes at blive vedtaget under møde Folketingssalen på Christiansborg i København, torsdag den 31. maj 2018.. (Foto: Mads Claus Rasmussen/Ritzau Scanpix)

Nëse nuk e dini, Danimarka është një prej 10 shteteve më të lumtura dhe me jetesën më të mirë në botë.

Përtej kësaj, së fundmi, në të njëjtën linjë me shtete të tjera europiane, Danimarka miratoi ligjin që ndalon veshjet të cilat mbulojnë fytyrën, duke përfshirë vellot islamike si burka apo nikabi.

Advertisement

Ligji u miratua me 75 vota pro, 74 abstenim dhe 30 kundër këtë të enjte. Qeveria thotë se ligji nuk shënjestron ndonjë fe specifike dhe nuk ndalon mbulesat e flokëve, turbanëve apo kapelën hebreje.

Sipas organizatave të së drejtave të njeriut lëvizja u quajt “e panevojshme”.

Gjithsesi, ata që shkelin ligjin mund të gjobiten me 1,000 krona daneze (rreth 17.000 lekë). Austria, Franca dhe Belgjika kanë ligje të ngjashme.

“Gratë duhet të jenë të lira të veshin rroba që shprehin identitetin apo besimin e tyre. Ky ndalim do të ketë ndikim negativ sidomos tek gratë muslimane që zgjedhin të mbulohen me nikab apo burka.

Disa ndalime specifike të veshjeve që mbulojnë fytyrën mund të jenë të arsyeshme për çështje sigurie, por ky ndalim i vellove s’është as i nevojshëm, as i harmonishëm dhe dhunon lirinë e shprehjes dhe të fesë.

Nëse qëllimi i ligjit ishte të mbronte të drejtat e grave, ka dështuar. Në fakt, ligji kriminalizon veshjet e këtyre grave dhe kjo bie ndesh me vlerat që Danimarka synon të mbajë”, është shprehur drejtori i Amnesty International.