Edhe pse është shtatzënë, Rihanna ka dëshmuar se mund të veshë çfarë të dojë. Megjithatë, që nga dita kur njoftoi se ishte në pritje të një fëmije, ajo është kritikuar thjesht sepse i pëlqen të tregojë trupin e saj. Së fundmi, duke folur për Bustle ajo ka shpjeguar se preferon që të mos blejë rroba për shtatzëni. “Nuk do të blej pantallona shtatzënie, xhinse, fustane dhe nuk do të bëj atë që më ka imponuar shoqëria”, tha këngëtarja. Ajo iu përgjigj edhe atyre që e quajnë stilin e saj revolucionar. “Në të kaluarën, kur shihja gra se si visheshin gjatë shtatzënisë, mendoja se kjo ishte mënyra e vetme. Kështu që e sfidova veten ta shtyja më tej dhe thjesht të argëtohesha me këtë stil. Sepse nuk ka asgjë më argëtuese se një sfidë për mua.