Ngjyrat në klipin e ri të Elvana Gjatës dhe Bardhit vijnë “era pranverë”

Prej disa kohësh në platforma të ndryshme muzikore ishte publikuar kënga më e re e Elvanës në bashkëpunim me Bardhin.Dj Gimi ishte gjithashtu pjesë e projektit me tingujt e tij karakteristik. Publiku e ka pëlqyer sepse tashmë të gjithë dimë tekstin e këngës së titulluar “Ex”.

Sot në 16 mars, në orën 16:03, u publikua dhe videoklipi i këngës. Realizimi ishte fantastik, me ngjyra të ëmbla që vijnë “era pranverë” dhe një grup të rinjsh që këndojnë e kërcejnë në një ditë të bukur me diell.

Advertisement

Komentet ishin në pjesën më të madhe të tyre pozitive dhe komplimentonin kryesisht Elvanën e cila si gjithnjë është dukur bukur. Rreth 72 mijë shikime janë grumbulluar për 1 orë, ndërsa presim që siç ndodh zakonisht me këto bashkëpunime shifra ta kapë miliona.