Një shqiptar 44 vjeçar ka humbur jetën në Itali. Kjo ngjarje ka ndodhur në aeroportin e Malpensës në Milano. 

Aldo Laçi ka qenë duke u ndjekur nga 5 policë në momentin që ka humbur jetën. Thuhet se ai ka qenë për pushime me bashkëshorten në Itali e policia e ka ndjekur pas dyshimeve për lëndë narkotike. Kur është kapur nga policët, Laçi ka pësuar infarkt dhe ka rënë pa ndjenja. Policia italiane ka thënë se ai ka qenë nën efekt kokaine dhe vdekja ka ardhur si pasojë e kësaj.

Advertisement

Familja e shqiptarit ka bërë denoncim për policët nëpërmjet avokatit Enzo Lepre, pasi dyshojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e agresionit të forcave të policisë.