Vendet e pasura eksportojnë ndotjen e ajrit, e cila është e lidhur me vdekshmërinë, ndërsa importojnë mallra, shkruan ‘The Economist’…
Rajoni i Europës Lindore, ku përfshihet edhe Shqipëria, ka numrin më të lartë të vdekjeve të importuara. Rajoni ka një shifër rekord prej 241 vdekjesh të importuara për një milion banorë.
Çfarë janë vdekjet e importuara? Një e treta e vdekjeve që shkaktohen nga ndotja ndodhin për shkak të transportimit të grimcave nga vendi në vend me anë të erës.
Nga studimi i fundit rezulton se dy herë më shumë janë të shkaktuara nga mallrat dhe shërbimet që janë prodhuar në një rajon të varfër dhe eksportohen për konsum në një vend shpesh më të pasur dhe me standarde më të larta, raporton Monitor.
Në fakt, vendet e pasura po eksportojnë ndotjen e ajrit dhe vdekjet e lidhura me to, duke importuar mallra.
Sikurse Europa Lindore është rajoni që shkakton më shumë vdekje me anë të ndotjes që përcjell në rajonet e tjera, Europa Perëndimore ka numrin më të lartë të vdekjeve të shkaktuara nga ndotja e vendeve të tjera, duke numëruar 319 vdekje për një milion banorë (shiko hartën).
Rajoni i dytë, i cili eksporton më shumë vdekje me shkak ndotjen është Australia me 311 vdekje më 1 milion banorë.
Qeveritë ankohet për trafikun dhe shqetësimet e tjera lokale që ndotin ajrin. Por hulumtimet e sapopublikuara nga Zhang Qiang, nga Universiteti Tsinghua në Pekin dhe një ekip ndërkombëtar, ku përfshihen ekonomistët e mjedisit, fizikanët dhe ekspertë të sëmundjeve, tregojnë se problemi ka gjithashtu një dimension global. Analiza e dr. Zhang vlerëson se në vitin 2007 – viti i parë për të cilin ishin të disponueshme të dhëna të plota industriale, epidemiologjike dhe të tregtisë kur skuadra filloi punën – më shumë se 3 milionë vdekje të parakohshme në të gjithë botën u shkaktuan nga emetimet e grimcave (të njohura si PM2.5 , sepse grimcat në fjalë janë më pak se 2.5 mikronë).