Filmi “Minions- Despicable Me 3” ka mbledhur në kinematë amerikane këtë fundjavë 75.4 milionë dollarë.

Në vendin e dytë renditet filmi i animuar i Edgar Wright, “Baby driver”. Gjeniu i arratisë, që ka kushtuar 30 milionë, ka mbledhur 21 milionë dollarë.

Advertisement

Më pas vjen “Transformers: Luftëtari i fundit” me 17 milionë, i ndjekur nga Wonder Woman me 15.6 milionë dhe Cars 3 me 9.5 milionë. Në vendin e pestë renditet komedia “The House”, që ka mbledhur 9 milionë.

Filmi “Minions- Despicable Me 3” flet për rivalitetin e familjes. Gru zbulon se ka një vëlla me emrin Dru, identik si ai në gjithçka përveç flokëve të verdhë. I keqi i filmit është Balthazar Bratt, një djalë që ka marrë një rrugë të keqe. Regjisori i filmit është Pierre Coffin, Kyle Balda dhe Eric Guillon, ndërsa skenari është i Cinco Paul dhe Ken Daurio.