Sot fillon edicioni i 68-të i Festivalit të Kanës dhe ky është viti i parë që Kosova dhe Shqipëria ndajnë një stend në tregun më të madh të filmit në Kanë.
Drejtori i QKK-së të Shqipërisë, Ilir Butka rreth këtij bashkëpunimi u shpreh se ky prezantim i përbashkët nuk ka për qëllim vetëm promovimin e kinematografisë sonë por mund të konsiderohet si një oportunitet për të identifikuar studiot ndërkombëtare kinematografike që janë të interesuara për realizimin e produksioneve me Shqipërinë dhe Kosovën.
Ndërsa drejtori i QKK-së të Kosovës, Arben Zharku tha janë shumë të kënaqur që po ndajnë edhe në Kanë hapësirën e përbashkët me Shqipërinë dhe bashkë me ata kanë mundësinë t’i prezantojmë veprat më të reja të kinematografisë. Sipas një komunikatë, QKK në Kanë do të prezantohet me filmat më të ri të përfunduar.