Shqipëri – Moti sot, 6 Maj 2010

Shira më të dendur do të ketë në zonat malore veriore të vendit. Duke iu afruar orëve të mesditës pritet një dobësim i intensitetit të shirave në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa zonat malore do mbeten me vranësira dhe shira të dendur. Pjesa e dytë të ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në jug dhe në një pjesë të qendrës, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të mbetet me vranësira dhe shira të dobët. Në mbrëmje pritet përmirësim i kushteve atmosferike duke lokalizuar shirat në zonat malore lindore. Temperaturat e ajrit në mëngjes nuk do të pësojnë ndryshim të dukshëm, po mesdita do sjellë rënie të ndjeshme sidomos në veri dhe qendër të vendit. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtim juglindor- jugperëndimor ndërsa dallgëzimi në det do të arrijë deri 2 ballë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -