Kore Veriore – Kim Jong II dëshiron rifillim bisedimesh

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë kineze, sipas të cilave vizita e Jong-Il në Pekin ishte vetëm konfirmimi i këtij plani. Lideri korean i tha presidentit kinez Hu Jintao, se është i gatshëm të punojë me Kinën për të krijuar kushte të favorshme për bisedime. Negociatat 6 palëshe për të cmontuar kapacitetet bërthamore të Veriut po mbahen në Kinë dhe në të janë përfshirë dy Koretë, SHBA, Japonia dhe Rusia. Peniani i ndërpreu bisedimet në vitin 2009, pasi OKB vendosi sanksione ndaj testimit të një rakete. Kim Jong-Il, i cili mbërriti në Kinë ditën e hënë, tani është kthyer në vendin e tij.

Advertisement